
Prokuroria ruse ka kërkuar 30 ditë burgim për liderin e opozitës ruse Alexei Navalny, i ndaluar pas mbërritjes në një aeroport të Moskës të dielën, 17 janar.
Seanca për Navalyn u mbajt të hënën, në një gjykatë në Khimki.
Navalny, në një video nga brenda stacionit të policies ku po mbahet, e quajti seancën dëgjimore si “shkallën më të lartë të paligjshmërisë” dhe sulmoi Presidentin Vladimir Putin, duke e akuzuar atë për shkelje të Kodit Penal.
Navalny rrezikon të dënohet 3.5 vite burg pas akuzohet se ka shkelur kushtet e një lirimi me kusht pasi ishte dënuar më parë me burg.
Rreth 200 qind mbështetës të Navalny u mblodhën jashtë stacionit të policisë në temperatura minus 18 gradë Celsius dhe kërkuan që ai të lihej i lirë.
Navalny u kthye në Rusi të dielën, 17 janar, nga Gjermania ku u kurua pas helmimit.
Navalny u helmua verën e kaluar nga ajo që testet gjermane treguan se ishte agjent nervor Noviçok, një pretendim që Kremlini e hedh poshtë.
Aeroplani i Navalny nga Berlin devijoi në një aeroport tjetër të Moskës në minutën e fundit, një përpjekje që ka gjasa të ketë pasur synim të pengojë gazetarët dhe mbështetësit që e prisnin atë.
Pasi Navalny tha javën e kaluar se kishte në plan të kthehej në shtëpi, shërbimi i burgut në Moskë tha se do të bënte gjithçka për ta arrestuar sapo të kthehej, duke e akuzuar atë për shkelje të kushteve të një dënimi me me burg për përvetësim, një rast i vitit 2014 që Navalny thotë se ka prapavijë politike.