Prokuroria speciale në Hagë dhe avokatët mbrojtës të ish-liderëve të UÇK-së janë përplasur, të mërkurën, për datën e nisjes së gjykimit.
Prokuroria ka kërkuar që gjykimi të nisë në verën e vitit 2021, ndërsa mbrojtja e ka quajtur kohë të pamjaftueshme për tu njohur me gjithë materialet e prokurorisë.
Avokati i Thaçit- David Hooper u shpreh:
“Po jetojmë në kohë pandemie, 18 muaj do të na duhet përpara se të mendojmë për një gjykim. Propozimi im është që gjykimi të fillojë jo më herët se 18 muaj, nisja në qershor është absurde.”
“Ne duhet të kemi kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur, për të bërë hetimet tona dhe për të bërë hetime të thelluara”, tha avokati i Rexhep Selimit.
Të njëjtën gjë theksoi dhe avokatja e Jakup Krasniqit:
“Na duhet kohë dhe mjetet e mjaftueshme, në kuadër të rrethanave të shkaktuar nga COVID-19.”
Ata kërkuan që gjykimi të nisë në vitin 2022.