
Ish-Ministrin Spiro Ksera është arrestuar mbrëmjen e sotme, në Gjirokastër.
Ai akuzohet nga Prokuroria e Tiranës për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës.
Spiro Ksera ishte Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale në mandatin e dytë të qeverisë Berisha. Fillimisht anëtar i PDNJ-së, ai iu bashkua PD-së në vitin 2009 dhe u zgjodh deputet i saj për Gjirokastrën.