Prokurorja Besa Nikëhasani nuk kalon vetingun

Prokurorja Besa Nikëhasani nuk kalon vetingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi moskalimin e procesit të vetingut për Besa Nikëhasani, prokurore në Prokurorinë e Apelit Shkodër, për shkak të mosjustifikimit të pasurisë.

Zonja Nikëhasani ishte pjesë e listës që do të vlerësohet me prioritet nga KPK, pasi kandidonte për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili në shkelje të çdo afati kohor, ende nuk është formuar.

Besa Nikëhasani e nisi karrierën si prokurore në vitin 1993 në Prokurorinë e Lezhës, dhe më pas në vitin 2004 u zhvendos në Prokurorinë e Apelit në Shkodër.

Bashkë me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive personale, KPK analizoi dhe pasurinë e prokurores.

Sipas Birn, në një analizë të 12 deklaratave të pasurisë pranë ILDKPKI-së, në 3 prej tyre janë gjetur probleme, përkatësisht të viteve 2004, 2011 dhe 2014. Vlera totale e pasurisë së pajustifikuar është rreth 4 milionë lekë.

Një javë më parë, KPK vendosi moskalimin e procesit të vetingut, e për rrjedhojë shkarkimin nga detyra, për gjyqtarin e Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva, për shkak të mosjustifikimit të pasurisë. Të njëjtin vendim KPK ka marrë më herët dhe për gjyqtarin e Kushtetueses Fatos Lulo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>