Prokuroria e Prishtinës filloi hetimin ndaj Prokurores së Krimeve të Rënda, Shemsije Asllanin, pas publikimit nga platforma shqip.com të një audiopërgjimi.
Në të Asllani dëgjohet teksa flet në telefon me një person, i cili i kërkon të përdorë ndikimin e saj për të ndërhyrë për zhbllokimin e automjetit të shtrenjtë që i kanë sekuestruar.
Ai e shantazhon Asllanin, duke i thënë se në të kundërt do t’i nxjerr sekrete që do t’i prishin asaj imazhin. Pas kësaj, prokurorja bie dakord ta ndihmojë.
Pas Asllanit, erdhi edhe shkarkimi i kreut të Inteligjencës Financiare në Kosovë, Dardan Nuhiut, pasi u kap në përgjime të ngjshme duke folur për shantazh ndaj personave me pushtet institucional. Ai po ashtu zbulon se po planifikonte kapjen e mediave në vend.
Audiopërgjimet u pubikuan si pjesë e një cikli shkrimesh dhe videosh të platformës shqip.com, të cilat përfshijnë prokurorë, gjyqtarë, drejtorë agjencish dhe gazetarë, të cilat synojnë të dëshmojnë kapjen e shtetit në Kosovë.