
Pronarët e lokaleve të dasmave në Lezhë pretendojnë se policia është treguar përzgjedhëse me gjobat e vëna ndaj tyre, ndërkohë që në Kurbin e Mirditë lokalet vijojnë punën të qetë.
Ata kanë protestuar të martën kundër trajtimit më të ashpër që policia ka bërë ndaj tyre.
Pronarët thanë se dasmat e anuluara në lokalet e tyre, tani i kanë marrë lokalet në Kurbin e Mirditë që vazhdojnë të qetë punën.
Dy javët e fundit në Lezhë janë ndëshkuar 12 lokale që zhvillonin dasma.
Sipas aktit normativ të qeverisë, ndalohet grumbulli i qytetarëve në ambiente të mbyllura. Bizneset më të prekura nga kjo masë janë dhe lokalet që organizojnë dasma dhe aktivitete të tjera të kësaj natyre.