Propaganda: Dhjetor 2014
Kryeministri Rama dhe Minisitri Tahiri përurojnë godinën e rindërtuar të shërbimit zjarrfikës të Tiranës dhe pajisjen e tij me mjete të reja, ndihmë nga qeveria turke.
Ata flasin me krenari para kamerave për transformimin, modernizimin dhe standartet e reja të shërbimit zjarrfikës duke e shpallur shërbimin të rilindur.
Për të treguar qasjen dhe mentalitet e ri professional dhe menaxherial, Kryeministri Rama luan ping-pong me Minsitrin Tahiri në tavolinën e re të ping-pongut me të cilën është pajisur një nga mjediset e godinës së zjarrfikësave, me qëllim që efektivat zjarrfikës të kalojnë kohën në mënyrë të kulturuar dhe argëtuese.
Realiteti: Shkurt 2016
Një apartament në Tiranë përfshihet nga flakët. Ai ndodhet në të njejtën zonë të qytetit ku është edhe reparti i zjarrfikësve, jo më larg se 1,5 km.
Zjarrfikësit mbërrijnë në venndgjarje vetëm 40 minuta pasi ishin njoftuar.
Pajisjet e tyre ishin të papërshtatshme për ndërhyrje të shpejtë dhe efiçente në situatën konkrete.
Policia, që mbërriti më herët, nuk kishte shërbim ambulance dhe të ndihmës së parë.
Banorët e asfiksuar nga tymi u transportuan për në spital me furgon nga qytetarët.
Një fëmijë 4 vjeçar humbi jetën, pasi mbeti i bllokuar brenda apartamentit në flakë dhe askush nuk mundi ta ndihmojë.