Propozim i ri për reformën nga ambasadorët Lu e Vlahutin

Propozim i ri për reformën nga ambasadorët Lu e Vlahutin

Sipas burimeve të mediave mësohet se ambasadorët Lu e Vlahutin i kanë paraqitur kreut të Kuvendit Meta dhe kreut të opozitës Basha një propozim të ri për reformën në drejtësi.

Raportohet se Zoti Basha ka rënë dakord me këtë version të ri dhe po informon deputetët e Partisë Demokratike në një mbledhje të grupit parlamentar.

Dy ambasadorët po diskutojnë me përfaqësuesit e PS-së Fatmir Xhafaj e Ëngjëll Agaçi për propozimin e ri. Ndërkohë, Kryeministri Rama ka pohuar në Twitter se “opinioni ynë është po ai i njejti prej kohësh: çdo gjë për konsensusin dhe Reforma nē Drejtësi o do votohet o do votohet.”

Zoti Meta ka pohuar gjithashtu se reforma do të votohet sot në Kuvend.

Ende nuk dihet kush janë detajet e draftit të ri dhe se kur mund të propozohet për votim në Kuvend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>