Partia Socialiste ka dorëzuar sot (2 tetor) një propozim të ri për reformën zgjedhore, në Komisionin e Ligjeve. Edhe në propozimin e ri PS propozon lista të mbyllura, të renditura nga kryetari i partisë. I vetmi ndryshim i pranuar nga PS është ulja e pragut nga 3% në 1 %. Më poshtë ndryshimet e propozuar nga PS, në Komisionin e Ligjeve:
1 — Uljen e pragut kombëtar nga 3% në 1%. Pragu kombëtarë është numri minimal i votave që duhet të marrë një pati për të fituar një mandat deputeti.
2 —Kryetari i partisë ose i koalicionit ka të drejtët të regjistrohet si kandidat për deputet në 4 zona zgjedhore. Pas votimit ai mund ët zgjedhë se në cilën zonë dëshiron të jetë deputet.
3 — Kandidatët e renditur nga kryetari i partisë në vende të sigurta, rirenditen sipas numrit të votave preferenciale që kanë marrë. Njësoj edhe kandidatët e pjesës së dytë të listës, të cilët janë në vende jo të sigurta.
4 — Një kandidatë për deputet nga lista e dytë duhet të marrë deri në 10 mijë vota për tu zgjedhur deputet, e zëvendësuar kandidatin e renditur të fundit në listën e vendeve të sigurta të caktuar nga Kryetari i partisë ose koalicionit.
Ky propozim nuk u pranua nga deputetët e opozitës në Kuvend. Alban Zeneli ka kërkuar shtyrje të ,mbledhjes, në mënyrë që te diskutojnë propozimin. Hajdari kërkoi bojkot të mbledhjes nëse PS nuk sjell propozim për hapjen 100% të listave. Ndersa Ralf Gjoni u shpreh se po PS po përpiqet t’i kalojë shpejt e shpejt në shkelje të Kushtetutës ndryshimet kushtetuese.