Propozimi i mazhorancës për reformën në drejtësi është hartuar nga ekspertë shqiptar të zgjedhur nga qeveria. Në hartimin e këtij drafti nuk kanë marrë pjesë ekspertë të huaj ashtu siç pretendon kryeministri Rama. Ai tha një ditë më parë se reforma në drejtësi është gjithpërfshirëse dhe se po hartohet nga eskpertët më të mirë të huaj dhe vendas.
Propozimi i mazhorancës për reformën në drejtësi është hartuar nga komisioni i posaqëm i ngritur nga mazhoranca dhe që drejtohet nga juristi Gent Ibrahimi. Qeveria mund të ketë angazhuar privatisht ekspertë të huaj për të kontribuar por zyrtarisht nuk ka asnjë emër eksperti të huaj të angazhuar në këtë reformë.
Kryetari socilaist i komisionit të ligjeve Fatmir Xhafaj në bashkëpunim me Gent Ibrahimin, kanë ftuar në këtë proces njëmijë jursitë nga të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë. Përmes një letre , Xhafaj dhe Ibrahimi kanë kërkuar mendimet e juristëve shqiptarë për reformën në drejtësi. Pas këtij momenti në komison është hartuar drafti por i gjithë procesi ka ndodhur pa asistencën e ekpertëve të huaj.