Kreu i opozitës, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen në protestën e nesërme. Ai i ka cilësuar shpifje lajmet se protesta e së shtunës do të jetë e dhunshme.
Në një postim në facebook Basha shkruan: “Nga ky bashkim i madh kanë frikë vetëm ata që duan ti mbajnë shqiptarët të nënshtruar. Ndaj kanë filluar të shpifin e të gënjejnë për protestën. Mos i besoni tamtamet e qeverisë, mos i besoni ata që kanë katër vjet që ju gënjejnë për punësimin, për shëndetësinë falas, për mirëqenien tuaj. Ejani në protestë bashkë me familjarët tuaj, siç do bëjmë të gjithë. Forca jonë nuk është dhuna, por bashkimi, kurajo dhe ëndrrat që kemi për të ardhmen”.
Ai shkruan se protesta e 18 shkurtit si bashkimin më të madh të shqiptarëve kundër padrejtësive dhe keqqeverisjes.
Protesta do të nisë në orën 12:00 dhe do të zhvillohet përpara kryeministrisë. Policia ka dhënë leje që ajo të mbahet për 4 orë.