Protesta e studentëve vazhdon, bashkohen dhe studentët e Korçës, Elbasanit, Durrësit

Protesta e studentëve vazhdon, bashkohen dhe studentët e Korçës, Elbasanit, Durrësit

Studentët nga të gjitha universitetet publike të Tiranës dhe nga Universiteti Bujqësor i Kamzës kanë bojkotuar sërish mësim sot dhe kanë nisur protestën drejt Ministrisë së Arsimit.

Ata kanë nisur në këmbë marshimet në grupe të ndryshme nga fakulteteti Ekonomik, i Drejtësisë, i Mjekësisë,  i Gjuhëve të huaja, i Fililogjisë dhe i Historisë, i Shkencave Sociale, Shkencave Natyrore dhe nga Kamza, duke bllokuar trafikun në shumë rrugë të Tiranës.

Po ashtu në Durrës, Korçë dhe Elbasan studentët kanë nisur protestat në universitetet përkatëse.

Kërkesat e studentëve janë të panegociueshme, siç shprehen ata:

 – Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila parashikon pagesë ekstra për çdo provim të përsëritur;

 – Përgjysmim i tarifave të studimeve;

 – Përmirësim i kushteve të konvikteve;

 – Të ketë një përfaqësues të studentëve në bordin e universiteteve.

Njësoj si një ditë më parë, studentët shprehen të vendosur për të mos pranuar takim me Ministren e Arsimit Lindita Nikolla apo me përfaqësues të tjerë të ministrisë dhe për të vazhduar protestat dhe bojkotin e mësimit. Sipas tyre kërkesat që ata kanë shtruar janë shumë të qarta dhe nuk kanë nevojë për dakordësim.

Kërkesat e studentëve

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>