Mijëra qytetarë protestuan sot në rrugët e Londrës. Ato kërkuan përgjigje për zjarrin që shkrumboi godinën Grenfell. Protestuesit u vendosën përpara Bashkisë së Kensington në Londrën perëndimore duke kërkuar arsyet e kësaj tragjedie.
Një grup tjetër qytetarësh protestuan përpara Parlamentit britanik. Ato thërrisnin shprehje si “May duhet të largohet”, “drejtësi për Grenfell” dhe “gjak në duart tuaja”.
Organizatorët e protestës u shprehën se numri i protestueseve mendohet të jetë rreth 1,400 qytetarë.
Kulla 27 katëshe Grenfell u përfshi nga zjarri ditën e mërkurë. Sipas policisë, numri i viktimave nga zjarri në ketë godinë deri më tani ka arritur në 30 persona.