
Studentët e Universitetit të Tiranës vazhdojnë të bojkotojnë mësimin. Ata shprehen të vendosur se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave. Studentët paralajmëruan se nëse nuk plotësohen kërkesat, ata do të nisin grevën e urisë.
Prej 16 ditësh, ngujimi vazhdon në Fakultetin e Drejtësisë, Shkencave të Natyrës, Shkencave Sociale, Histori-Filologjisë dhe Politeknikut.
Protesta e studentëve ka marrë tashmë dhe mbështetjen e pedagogëve. Ditën e premte, pedagogët e të gjithë fakulteteve nënshkruan një deklaratë të përbashkët, ku shprehën mbështetjen për protestën e studentëve dhe kërkuan shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, duke i lënë qeverisë afat deri më 1 shkurt.