
Tre të burgosur kanë vdekur dhe dy policë janë marrë peng në protestat e djeshme në burgjet italiane.
Të burgosurit në burgun e Modenës, Salernos, Peggioreale dhe Foggias protestuan kundër vendimit për të ndaluar takimet me të afërmit, një masë kjo e marrë nga qeveria italiane kundër përhapjes së koronavirusit.
Disa të burgosur, duke përfituar nga situata kaotike, janë përpjekur të arratisen.
Sipas mediave italiane kjo është protesta më e madhe e ndodhur në burgjet italiane.