Qindra qytetarë kanë protestuar të shtunën në doganën e Qafë Botës, për të kërkuar hapjen e saj nga qeveria greke.
Ata shprehen se vendimi i qeverisë greke për të mbyllur vetëm pikën e kalimit kufitar në Qafë Botë, kur ka hapur dy pikat e tjera të kalimit kufitar është i padrejtë.
I pranishëm ka qënë edhe kryetari bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço, ndërsa në pjesën greke kryetari bashkisë Igumenicë, Janis Lolos, raporton Saranda Ëeb.
Ndërkohë edhe nga ana tjetër e kufirit, në pjesën greke, minoritarët grek protestuan pasi detyrohen të kthehen në banesat e tyre përmes pikës së kalimit në Kapshticë dhe në Kakavijë.
Edhe më parë, Presidenti i Këshillit Komunal të Igumenicës Donatos Martinis kërkoi hapjen e pikës doganore të Qafë Botës.
Greqia nuk e ka hapur kufirin me Shqipërinë për udhëtimet turistike, por vetëm për personate me letar greke dhe të domosdoshme. Për të kontrolluar personat që hyjnë dhe dalin, Greqia ka lejaur kalimin vetëm në Kakavijë dhe në Kapshticë.