Protestuesit në Bejrut kërkojnë dorëheqjen e qeverisë pas shpërthimit

Nga Exit News
Protestuesit në Bejrut kërkojnë dorëheqjen e qeverisë pas shpërthimit

Protestuesit në Beirut kanë kërkuar për dorëheqjen e qeverisë libaneze pas shpërthimit vdekjeprurës që vrau 157, plagosi 5000, dhe la rreth 300,000 të pastrehë. Numrat pritet të rriten ndërsa operacioni i shpëtimit vazhdon pasi shumë ka ende shumë të humbur.

Dje, autoritetet libaneze arrestuan 16 persona pas një hetimi për shpërthimin që ndodhi në një depo në portin e Bejrutit. Qeveria i ka dhënë një komiteti të hetimit  katër ditë kohë për të përcaktuar se kush është përgjegjës për ngjarjen.

Banorët në kryeqytet janë inatosur me qeverinë e autoritetet dhe shumë po bëjnë thirrje që ata të shkojnë në burg. Protestat u zhvilluan mbrëmë dhe forcat e sigurisë u përgjigjën duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Sipas mediave shtetërore, protestuesit vendosën zjarre, hodhën gurë dhe vandalizuan dyqanet, duke iu kundërpërgjigjur në mënyrë të ashpër.

Shpërthimi besohet të jetë shkaktuar nga afërsisht 3000 ton nitrat amoniumi që mori zjarr para se të shpërthente. Kimikatet u sekuestruan nga anija ruse MV Rhossus në 2014. Ish-kapiteni i anijes, Boris Prokoshev tha se autoritetet libaneze ishin “shumë mirë të vetëdijshëm” për rrezikun që paraqet kjo ngarkesë.

Amnesty International ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për shpërthimin për të shmangur rrezikun e ndonjë ndërhyrjeje politike në Liban.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>