Protestuesit pushtojnë parlamentin e Maqedonisë

 Protestuesit pushtojnë parlamentin e Maqedonisë

Protestuesit kanë hyrë brenda parlamentit të Maqedonisë. Protestuesit goditën kryeministrin e ardhshëm Zoran Zaev, kryetar i partisë Social Demokrate. Kjo protestë filloi pasi partia e Zaevit dhe partitë shqiptare zgjodhën kryetar të Kuvendit Zotin Talat Xhaferi, përfaqësues i BDI-së.

Televizionet kombëtare maqedonase shfaqen live pamjet e goditjes së Zaevit, pak pasi ai lajmëroi se koalicioni i shumicës i drejtuar nga partia e tij ka zgjedhur një shqiptarë për kryetar të Kuvendit.

Pas këtij njoftimi, protestuesit hynë në Parlament, dhe goditën të paktën 15 deputet.

Zaevi, përpara sulmit u shpreh për Reuters se “Me 67 vota kemi zgjehdur kryetarin e ri të Kuvendit. Unë dua të uroj Talat Xhaferin dhe ti uroj fat”.

Xhaferi është kryetari i parë shqiptar i parlamentit të Maqedonisë që nga pavarësia e vendit nga Ish Jugosllavia në vitin 1991.

Partia e Gruevskit VMRO-DPMNE u shpreh se votimi i Zotit Xhaferi nuk është i drejtë sepse nuk u krye votimi elektronik.

Maqedonia që prej mbajtjes së zgjedhjeve në muajin dhjetor 2016 ka hyrë në nje krizë te thellë. Qeveria e re nuk u formua dhe koalicioni LSDM dhe partitë shqiptare kanë mbushur rrugët e Shkupit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>