Provimet në Fakultetin e Shkencave Sociale do të mbahen online

Nga Exit News
Provimet në Fakultetin e Shkencave Sociale do të mbahen online

Fakulteti i Shkencave Sociale, FSHS ka vendosur kryerjen e provimeve të sezonit online. Në një njoftim për studentët, fakulteti njoftoi se vlerësimi të realizohet në auditore në marrëveshje me pedagogët, në zbatimit të masave anticovid.

Studentët të cilët nuk mund të aksesojnë provimet online, do të caktohet një periudhë 1 javore në muajin shtator.

Pas përfundiimit të çdo lënde do të bëjnë dy seanca konsultimi në auditor, në kushtet e distancimit social, për secilën lëndë.

“Të gjithë studentët që nuk kanë pasur mundësi për ndjekje të rregullt të mësimit online, mund të vijnë për konsultime sipas grafikut të përcaktuar nga secili department”, njoftoi FSHS.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>