Sot, Partia Socialiste akuzoi ish kreun e Bashkisë Tiranë Lulzim Basha për miratimin e një leje korruptive ndërtimi. Deputeti socialist Taulant Balla, në një konferencë për shtyp, u shpreh se “zoti Basha miratoi vazhdimin e një ndërtimi abuziv 16 katësh, vetëm gjashtë ditë përpara se të largohej nga detyra.”
“16 kate me firmën e Bashës ndërtohen duke mos respektuar rregullat bazë të urbanistikës, duke rrezikuar ndërtesat përreth, duke mos patur as kate nëntokësore, as parkingje e asnjë kriter teknik” – u shpreh Zoti Balla. Ai kërkoi nga prokuroria që të nisë hetimet për këtë rast.
Ndërkohë, Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike Enno Bozdo e përgenjështroi deklaratën e Zotit Taulant Balla dhe deklaroi se “leja e dhënë në vitin 1998, është pronë e familjes Mullai dhe jo e ambasadës Zviceriane.
Ai u shpresh se “Gjykata e Strazburgut, me një vendim të formës se prerë vendosi që Shteti Shqiptar të garantonte vazhdimin e punimeve dhe të shtyjë afatin e punimeve për një periudhë dy vjecare”.
Denoncimi i Partisë Socialiste vjen pas përmendjes së kësaj ndërtese, në rrugën “Donika Kastrioti”, nga kryebashkiaku aktual Erion Veliaj, në një emision televiziv një natë me parë.