PS dërgon në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 Prillit

Nga Exit News
PS dërgon në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 Prillit

Partia Socialiste ka dërguar të mërkurën kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 Prillit.

Të hënën Partia Demokratike dërgoi po ashtu kërkesën në KQZ pasi mblodhi 5 mijë firmat e nevojshme. Të martën LSI dërgoi kërkesën në KQZ për tu rregjistruar në zgjedhje.

Përveç PD  dhe LSI kanë dërguar kërkesë për t’u regjistruar 8 parti të tjera, LZHK, PR, Aleanca Demokristiane, PAA, Partia Bashkimi Demokrat, Lëvizja e Re (LRE), PKD dhe Partia Aleanca Demokracia e Re.

Në zgjedhjet e 25 Prillit do të marrin pjesë edhe kandidatë të pavarur për deputetë.

Deri më tani kanë shprehur kandidaturën aktivistë nga Qendra e LVV në Shqipëri dhe Elton Debreshi kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.

Ata janë ende duke mbledhur firma

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>