
Partia Socialiste është e gatshme të diskutojë për hapjen e pjesshme të listave dhe ndalimin e koalicioneve.
“Jemi të gatshëm të diskutojmë ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me një hapje të pjesshme të listave dhe koalicionet dhe vendosjen e një pragu kombëtar, që bën sens. Këto janë çështje që vijojnë të diskutohen”, tha Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në Kuvend, të enjten.
Balla këmbëngul në kërkesën për heqjen e koalicioneve parazgjedhore duke kujtuar se në 17 maj të 2017 “kemi rënë dakord të garonim pa koalicione. Kuvendi i Shqipërisë nuk merr urdhra nga askush, as porosi. Do t’i kërkoja opozitës që ndaj deputetëve të saj të tregojë respekt”.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e arritjes së nëj marërveshje trepalëshe për mbajtjen e zgjedhjeve të 2021-it.