PS mbyll fushatën në Vlorë, Rama: Tregoni që nuk kanë parë asgjë akoma

Nga Exit News
PS mbyll fushatën në Vlorë, Rama: Tregoni që nuk kanë parë asgjë akoma

Partia Socialiste ka mbyllur fushatën zgjedhore në Vlorë, nga ku kryeministri Rama mbajti fjalimin e fundit para zgjedhjeve të 25 prillit.

Rama u shpreh se Vlora është transformuar gjatë këtyre 8 viteve dhe se sipas tij është kthyer në qytetin më të bukur nga ku mund të nisë të vizitohet Shqipëria.

Rama i kërkoi vlonjatëve të votojnë PS-në në 25 prill dhe premtoi se nëse fiton 9 mandate në këtë qark “do bëj 12 herë më shumë për Vlorën nga ca kemi bërë dhe ca kam bërë në këto 8 vite”.

Kryeministri foli edhe për presidentin, i cili sipas tij ka bërë fushatë në Vlorë për opozitën.

Rama e quajti Metën “turp kombëtar” dhe shtoi se ditën e zgjedhjeve “Vlora do t’i tregojë që nuk ka parë gjë akoma”.

Rruga e lumit të Vlorës, Lungomarja dhe reforma e dixhitalizimit të shërbimeve ishin ato që kryeministri i ripërsëriti si suksese të qeverisë së tij në Vlorë.

Rama sulmoi opozitën gjatë fjalimit të tij duke i bërë thirrje mbështetësve të PS-së që opozita përfaqëson ish-kryeministrin Berisha dhe presidentin Meta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>