Partia Socialiste ka nisur procesin e anëtarësimeve të reja në parti për të rinjtë, 16 deri në 28 vjeç. Taulant Balla, numri dy i PS-së lajmëroi nisjen e platformës Fresh Voice.
“Prej 1 Korrik starton platforma më e madhe rinore për të zbuluar në çdo komunitet udhëheqësit e gjeneratës tjetër. Vajza e djem 16 deri 28 vjeç, nga çdo shkolle, lagje, fshat i Shqipërisë, janë që sot të ftuar të aplikojnë prej datës 1 Korrik në www.fresshvoice.al”, tha Bala.
Kjo është hera e dytë që PS organizon një platformë për thithjen e rinisë në parti. Më 2016, një panel i drejtuar nga Elisa Spiropali, Pandeli Majko, Arlinda Dudaj dhe Gaz Paja zgjodhën anëtarët dhe kryetarine Forumit Rinor Eurosocialist.