Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se në asnjë rast mazhoranca s’do të jetë në linjë të kundërt me atë që thonë ndërkombëtarët për reformën zgjedhore, por se gjithsesi ajo do të miratojë ndryshimet kushtetuese “fjalë për fjalë” më 30 korrik.
Balla tha në Real Story se ndërkombëtarët u angazhuan për një marrëveshje për administrimin e kodit zgjedhor, ndërsa mazhoranca me opozitën parlamentare do të provojnë të dakordësohen për ndryshimin e sistemit, si hap i dytë i reformës zgjedhore.