Kandidati për deputet i PS-së në Kavajë Etjen Xhafaj kërkoi dënimin e autorit të ngjarjes plagosjes së Bledar Okshtunit të PD-së.
PD e quajti sulmin politik, ndërsa Xhafaj u distancua nga ngjarja.
Ai i bëri thirrje partive politike të mos e politizojnë ngjarjen.
“Jam i bindur se ngjarja nuk ka lidhje me politikën dhe ne që garojmë për zgjedhjet e 25 prillit duhet të jemi të parët që jo vetëm ta dënojmë aktin e sotëm, por edhe mos ta politizojmë këtë ngjarje”, tha Xhafaj.
Xhafaj i kërkoi autoriteteve të veprojnë me shpejtësi për kapjen e autorëve.