Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zgjodhi sot drejtuesit e disa qarqeve.
Konkretisht Tirana do të drejtohet nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ministrja e shtetit Elisa Spiropali dhe deputeti Ervin Bushati.
Ndërkohë Durrësi do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama.
Kukësi do të drejtohet nga Safet Gjici.
Ndërsa Lindita Nikolla do të zëvendësojë Sandër Lleshajn në Lezhë.
Kurse, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja do të jetë drejtuesi i PS në Shkodër.
Drejtuesit e tjerë të qarqeve janë:
– Olta Xhaçka është caktuar drejtuese politike në qarkun e Dibrës
– Taulant Balla është caktuar drejtues politik në qarkun e Elbasanit
-Gramoz Ruçi është caktuar drejtues politik në qarkun e Fierit
– Damian Gjiknuri është caktuar drejtues politik në qarkun e Vlorës
– Niko Peleshi është caktuar drejtues politik në qarkun e Korçës
– Bledi Çuçi është caktuar drejtues politik në qarkun e Gjirokastrës