Pse ka kaq shumë viktima nga koronavirusi në Itali?

Nga Exit News
Pse ka kaq shumë viktima nga koronavirusi në Itali?

Italia kishte, të dielën në mbrëmje, rreth 53 mijëpersona të infektuar dhe 5 476 viktima, me një rritje rekord prej 793 vdekjesh në 24 orët e fundit. Ndërsa Kina kishte 81 250 persona të infektuar dhe 3 253 të vdekur.

Në Itali kanë vdekur mbi 10 përqind e personave të diagnostikuar, ndërsa në Kinë kanë vdekur 4 për qind. Në Gjermani, kanë vdekur vetëm 0,3 përqind.

Në krahasim me çdo vend tjetër, përfshi edhe Kinën ku filloi panemia, Italia ka një nivel jashtëzakonisht të lart të vdekshmërisë. Ekspertë dhe studiues po mundohen të kuptojnë pse koronavirusi goditi aq rëndë Italinë.

Për këtë qëllim, Profesor Walter Ricciardi, Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndtit në Italia, i ka dhënë një intervistë të dielën gazetës britanike The Telegraph ku ofron disa arsye për numrin e lartë të viktimave.

Popullsia e plakur

Italia është vendi i dytë në botë me popullsinë më të plakur. Mosha mesatare e personave të shtruar në spital është 67 vjeç, ndërsa në Kinë është 46 vjeç. Tashmë është fakt se koronavirusi i ri është përhapur më shumë te moshat e mëdha.

Mënyra se si doktorët i regjistrojnë vdekjet

Doktorët italianë shënojnë “vdekje nga koronavirusi“, pavarësisht se personi i infektuar me koronavirus mund të ketë vdekur nga shkaqe ose sëmundje të tjera, dhe koronavirusi mund të ketë qenë faktor rëndues por jo vendimtar.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në Itali, vetëm 12 për qind e certifikatave të vdekjeve tregojnë se personat kanë vdekur direkt për shkak të koronavirusit. Ndërsa 88 përqind e pacientëve kanë vdekur nga një, dy apo tre sëmundje të tjera nga të cilat vuanin.

Numri i lartë i duhanpirësve dhe niveli i ndotjes së ajrit

Pjesa më e madhe e vdekjeve ka ndodhur në veri të Italisë, e cila është një zonë e njohur për cilësinë e dobët të ajrit.

Mbingarkimi i sistemit të shëndetësisë

Mjekët italianë nuk janë marrë me një apo dy pacientë, por me 1200 pacientë njëherësh. Presioni u rrit edhe më shumë kur doktorët vetë po infektoheshin me koronavirus.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>