Pse qeveria nuk e padit në prokurori kompaninë Kurum?

Pse qeveria nuk e padit në prokurori kompaninë Kurum?

Agjensia BIRN ka publikuar dje një hetim të saj në lidhje me dhënien me konçension nga qeveria, të uzinës së rafinimit të naftës në Cerrik, grupit Kurum. Hetimi nxjerr në pah një fakt të rëndë: Kompania Kurum e ka çmontuar rafinerinë dhe e ka shitur atë për skrap.

Duke lënë mënjanë shkeljet e shumta ligjore të kontratës konçesionare, një gjë është e qartë: Kompania Kurum ka shkatërruar një pronë publike, mbi të cilën nuk ka asnjë të drejtë tjetërsimi.

Në mënyrë të pashpjegueshme edhe pse gjendet para dëshmive për vepër serioze penale kundër pasurisë publike, e cila është nën pronësi të saj, Ministria e Zhvillimit Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes nuk ka bërë asnjë denoncim në prokurori, sikurse ajo është e detyruar ligjërisht të bëjë.

Ky veprim duket edhe më absurd në një kohë kur qeveria ka filluar një fushatë të shtrenjtë e të zhurmshme për vetëdijësimin dhe nxitjen e publikut për denoncimin e korrupsionit dhe shkeljeve të ligjit, deri tek mosdhënia e kuponit tatimor nga dyqanet e vogla. Ndërkohë, qeveria është duke injoruar vjedhjen e shkatërrimin në përmasa të mëdha të pasurisë publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>