Publikohen Paradise Papers, dalin dokumente për Mbretëreshën e Anglisë dhe Kryeministrin e Kanadasë

Publikohen Paradise Papers, dalin dokumente për Mbretëreshën e Anglisë dhe Kryeministrin e Kanadasë

Një vit pas publikimi të Panama Papers, një tjetër grup dokumentesh të kompanive offshore janë bërë publike. Një rrjedhje masive prej rreth 13,4 milionë dosje me të dhëna konfidenciale të firmës ligjore Bermuda Appleby Group  rrezikon të hedhë dritë mbi  pasuritë e fshehta dhe evazionin fiskal të shumë individëve, liderëve e kompanive në gjithë botën.

I gjithë materiali është siguruar nga gazeta gjermane “Suddeutche Zeitung”, e cila në bashkëpunim me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarisë Investigative po bën publikimin pjesë-pjesë të tyre.

Nga dokumentet e shqyrtuara deri më tani, dalin në pah, ndër të tjera, të dhëna për anëtarë të kabinetit të Presidentit Trump, të dhëna për pasurinë e Mbretëreshës së Anglisë dhe për fondet e mbledhura gjatë fushatës së Kryeministritn e Kanadasë Justin Trudeau.

Kështu:

10 milionë paund nga pronat private të Mbretëreshës së Anglisë Elizabeth janë investuar në një fond në ishujt Kajman, si pjesë e një portofoli off shore, i cili nuk ishte deklaruar më parë nga   financierët e mbretëreshës. Këto para janë investuar dhe pranë firmës së shitjeve me pakicë BrightHouse, e kritikuar publikisht për shfrytëzimin e mijëra familjeve të varfra dhe njerëzve të pambrojtur.

Sekreari Amerikan i Tregtisë Wilbur Ross akuzohet për bashkëpunim në biznes me figura ruse që akutalisht janë vendosur nën sanksione të SHBA-së. Dokumentet e publikuara deri më tani tregojnë se Ross ka pasur lidhje me një kompani që transporton naftë dhe gaz për një firmë ruse të energjisë, Sibur. Dy nga pronarët e Sibur janë subjekt i sanksioneve që qeveria amerikane ka vënë ndaj Rusisë.

Autoritetet kanadeze po shqyrtojnë dokumente që lidhin një prej të autorizuarve të Kryeministrit Trudeau për mbledhje fondesh me një kompani off shore.

Autoritetet indoneziane po hetojnë nëse ish kandidati presidencial Prabowo Subianto dhe fëmijët e ish-diktatorit Suharto, të përmendur në dokumentet e rrjedhura, kanë shkelur ligjet tatimore të vendit.

Për më tepër për mënyrën se si funksionojnë parajsat fiskale off shore mund të lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>