Punësimet gjatë fushatës zgjedhore, prokuroria nis hetimet për 3580 raste

Punësimet gjatë fushatës zgjedhore, prokuroria nis hetimet për 3580 raste

Prokuroria ka nisur sot hetimin e 3580 emërimeve dhe lëvizjeve të nëpunësve të administratës publike gjatë fushatës elektorale.

Shqetësimi për emërime në administratë publike në këmbim të votave është ngritur që në fillim të muajit korrik nga ish-zëvendëskryeministrja teknike Ledina Mandija. Dosja e hartuar nga Zonja Mandija për në Prokurori u bllokua, për arsye ende të pa bëra publike, nga zyra e protokollit të Kryeministrisë.

Sipas Zonjës Mandija, Task-Forca, e ngritur pikërisht për të monitoruar zyrtarët e lartë dhe nëpunësit gjatë fushatës zgjedhore, ka zbuluar shkelje në punësimin e 3580 punonjësve. Po ashtu, nga kontrolli i Task-Forcës, janë zbuluar shkelje dhe në vetëdeklarimet e institucioneve lidhur me organigramat dhe punonjësit.

Dje, pas publikimit të raportit të ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit, ku ngrihej zëri dhe për emërimet e paligjshme, Zyra e Protokollit të Kryeministrisë e ka dërguar dosjen në prokurori.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>