Punimet tek ish-sheshi “Shqiponja”, Exit gjurmon në hartë planin e ri të qarkullimit të ARRSH

Punimet tek ish-sheshi “Shqiponja”, Exit gjurmon në hartë planin e ri të qarkullimit të ARRSH

Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes një postimi në rrjete sociale, ka njoftuar planin e menaxhimit të trafikut në segmentin Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja.

Masat e reja të qarkullimit do të zbatohen në kuadër të punimeve për projektin e rehabilitimit të Segmentit Rrugor Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja Loti 2.

Lëvizja e re do të nis nga data 11 mars pas orës 20:00, për një afat të papërcaktuar.

Ndërkohë, në rrethrrotullimin e sheshit Shqiponja punohet prej disa javësh për ndërtimin e nënkalimit të planifikuar aty.

Njoftimi i plotw i ARRSH-së në vijim:

“Plani i Menaxhimit të Trafikut – Rehabilitimi i Segmentit Rrugor Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja Loti 2

Duke filluar që nga data 11 Mars 2021 pas orës 20:00, do të vihet në zbatim plani i ri i menaxhimit të trafikut për Lotin 2 dhe Lotin 3 të unazës së re “Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja” pranë zonës së Ozonit (Astir).

Pasi kalohet rruga “Aleksandi i Madh”, bëhet një devijim i rrugës “Teodor Keko” për të vazhduar në rrethrrotullimin e ri të përkohshëm tek zona e “Ozonit”, i cili do të zëvendësoje kryqëzimin ekzisues me semafor.

“Bulevardi Migjeni” nuk do të ketë kalim në rrugën “Teodor Keko” dhe do të bllokohet në rreth rotullimin ekzistues në kryqëzimin me rrugën “Tom Plezha”. Aksesimi për në rrugën “Teodor Keko” do të jetë i mundshëm nëpërmjet rrugës “Engjell Mashi”.

Trafiku i automjeteve, i cili vjen nga rrethrrotullimi Shqiponja do të kalojë me tre korsi nga 3.0m, fillimisht në urën e Lanës për të vazhduar përgjatë rrugës “Teodor Keko”.

Automjetet mund të marrin daljen në të djathtë në rrugën “Mikel Maruli”, në të cilën do vendosen barriera betoni.

Rruga “Aleksandri i Madh” do të vazhdojë të jete i hapur për daljen nga Teodor Keko dhe aksesimin e saj.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>