150 punonjës të kompanisë ‘AlbPetrol’ në Fier kanë protestuar të martën, pasi prej 3 muajsh janë paguar me vetëm 40 për qind të pagës.
Ata i kanë dërguar letër ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Balluku dhe kryeministrit Rama por nuk ka marrë asnjë përgjigje prej tyre.
Punonjësit e terrenit të ‘Albpetrolit’, siç njihen ndryshe punonjësit në Fier, thonë se ata kanë shkuar në punë çdo ditë, madje dhe në kushte të vështira në mungesë të transportit publik gjatë kufizimeve të transporteve. Ndaj ata e shohin të padrejtën uljen e pagave.
Punonjësit u shprehën të indinjuar se tashmë Alb-etrolin po e drejtojnë ‘specialistë nga Tiranë’ që nuk e dinë se çfarë pune bëhet në terren.
Kjo nuk është hera e parë që kompania nuk paguan punëtorët sipas denoncimit të tyre.
Ish-deputeti demokrat Luan Baçi ka denoncuar se kompania ‘Albpetrol’ ka vijuar të paguajë drejtorët e saj gjatë muajve të pandemisë, ndërsa për punonjësit e thjeshtë ka aplikuar pagën minimale prej 26 mijë lekësh.