Punonjësit e transportit publik përfitojnë shpërblim për fundvitin

Nga Exit News
Punonjësit e transportit publik përfitojnë shpërblim për fundvitin

Punonjësit dhe ish-punonjësit e transportit publik në vitin 2020 do të përfitojnë 10 mijë lekë bonus me rastin e festave të fundvitit.

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja thotë se Këshilli i Ministrave ka miratuar sot VKM-në për 10 mijë të punësuar dhe ish-të punësuar në vitin 2020 në subjektet e transportit publik, qytetas, ndërqytetës dhe shërbim taksi.

DPSHTRR vuri në dispozicion të Qeverisë Shqiptare fondin vjetor të bonusit nga realizimi i bilancit të 2019-ës si ent, duke e hequr nga vetja për tua shpërndarë 10,000 individëve për Vitin e Ri! Akti i tretë sivjet nga DPSHTRR!”, shkruan drejtori i DPSHTRR.

Bonusi prej 10 mijë lekësh pritet të kalojë në llogaritë e përfituesve brenda dhjetorit.

Gonxhe ka njoftuar gjithashtu se janë miratuar 420 paga lufte, nga 26 mijë lekë, për punonjësi dhe ish-punonjësit e këtij sektori që nuk mundën ta përfitonin te Paketa e Qershorit.

3 komente

  1. Ardit bardhollari 18 Dhjetor, 2020 në 3:38 am

    Flm shume e gezuar festat

  2. evjola bregu 26 Dhjetor, 2020 në 5:18 am

    kur do te nis te shperndahet ky shperblim sepse asnje nuk ka dijeni dhe kudo qe pyesim jan thon qe ska nje vendim te till

  3. Elton 30 Dhjetor, 2020 në 5:59 pm

    Po hyn viti tjeter skemi marr 260 po kete nga viti tjeter i bie….

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme