
Vladimir Putin mohon përfshirjen e shtetit rus në helmimin e kreut të opozitës në Rusi, Alexei Navalny.
“Kujt i duhet helmimi i tij”, tha Putin në konferencën e fundvitit me gazetarët.
I pyetur lidhur me akuzat ndaj agjencisë federale të sigurisë, FSB, Putin tha se “nëse ata do kishin dashur (t’a helmonin) do e kishin çuar punën deri në fund.”
Presidenti rus i quajti përfundimet në raportin e gazetarëve investigativ, Bellingcat që ngriti akuzat ndaj agjencisë së sigurisë ruse “jo një hetim të mirfilltë, por një legjitimim i skenarit të inteligjencës amerikane”.