Putini i jep ‘këshilla të vyera’ Vuçiçit për bisedimet Kosovë-Serbi

Nga Exit News
Putini i jep ‘këshilla të vyera’ Vuçiçit për bisedimet Kosovë-Serbi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka diskutuar zgjidhjet e mundshme për konfliktin Kosovë-Serbi me Presidentin rus Valadimir Putin gjatë vizitës së tij dy-ditore në Moskë. Putin i dha Vuçiçit “këshilla të vyera dhe mbështetje për këtë çështje”, sipas deklaratës së Vuçiçit.

“Putini shprehu mendimin e tij në një mënyrë të mençur, mbi të gjitha duke respektuar pikëpamjet e Serbisë. Rusia e respekton Serbinë dhe nuk ka dyshim për këtë,” u tha Vuçiç gazetarëve në Moskë, raportojnë mediat serbe.

Presidenti serb shtoi se ai ishte mirënjohës ndaj Putinit për pikëpamjet dhe mendimet e tij për këtë çështje.

Putini konfirmoi vizitën e tij në Beograd në tetor të këtij viti, ndërsa Vuçiq tha se takimi i kësaj radhe ishte një nga më të mirat nga 17 takimet mes tyre.

Vuçiçi do të marrë pjesë në Paradën e Fitores për 75 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ushtria serbe gjithashtu do të marrë pjesë në paradë.

Rusia dhe Serbia kanë bashkëpunim të ngushtë ushtarak, dhe Serbia ka deklaruar se nuk do të anëtarësohet në NATO. Afërsia e Serbisë me Rusinë është kritikuar nga politikanët amerikanë, ndërsa ajo ka tensionuar ambiciet e Serbisë për në BE në momente të veçanta.

Të dy presidentët diskutuan bashkëpunimin ushtarak-teknik, si dhe ndërtimin e tubacionit të gazit midis dy vendeve.

Vizita e parë ndërkombëtare e Vuçiçit në ditën e dytë pas zgjedhjeve të përgjithshme monopartiake ku Vuçiç fitoi, ishte në Moskë. Këtë javë ai do të vizitojë Brukselin, ku do të takohet me zyrtarët më të lartë të BE-së, dhe më pas Shtëpinë e Bardhë në Uashington, ku do të ulet në bisedime me Kosovën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>