Stadiumi Qemal Stafa: Game Over

Stadiumi Qemal Stafa: Game Over

Ditën e dielë, pas 15 ditë punimesh, ekskavatorët e kompanisë Alb-Star përfunduan shembjen e stadiumit “Qemal Stafa”. Vetëm tribuna qendrore, e cila është monument kulture, ngeli e paprekur.

Para pak ditësh, Kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Veliaj vizituan kantierin dhe pohuan se fasada historike e stadiumit do të jetë në pjesën e jashtme e stadiumit të ri. Zoti Veliaj u shpreh se do të ndërtohen edhe dy parkime nëntokësore, një në Sheshin Italia dhe një tjetër në aneksin e Stadiumit “Qemal Stafa”, duke konfirmuar kështu se akoma se nuk ekziston një projekt.

Premtimet e tyre të reja, të cilat bien në kundërshti me deklaratat e mëparshme të Kryeministrit Rama — në prill, Kryeministri deklaroi se fasada monumentale do të shërbente për të ndërtuar një muze brenda stadiumit — tregojnë se projekti që u miratua përpara pak kohësh nga Këshilli Kombëtar i Territorit ka qenë vetëm një projekt ide.

Përreth kantierit është montuar një rrethim i madh, por në asnjë pjesë të tij nuk është vendosur ndonjë tabelë që të shpjegojë se me cilën leje, dhe të firmosur nga kush, u autorizua shembja e stadiumit.

Kështu, pa një leje, pa asnjë projekt, pa një vlerësim mjedisor, pa një tabelë punimesh, pra, pa ditur çfarë do të bëhet, Kryeministri ka vendosur të poshtërojë popullin e tij duke mos pyetur për asnjë procedurë të parashikuar në ligj.

Ose bëjme shtet, ose bëjmë stadium!

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>