Qeveria amerikane ka vendosur të përdor 50 personazhe të ndjekura në rrjetet sociale ‘Influencer’ për të ndërgjegjësuar të rinjtë të vaksinohen kundra Covid-19.
Në SHBA rreth 58 përqind e të rinjve të moshës 12 deri në 39 vjeç ende nuk kanë marrë asnjë dozë vaksine.
Kjo teknikë u përdor edhe nga bashkitë e vendeve duke paguar me $1000 personazhet në rrjet të cilët kanë 5,000 deri në 100,000 ndjekës.
Ata janë yje të Twitch, YouTubers, TikTokers dhe yje të muzikës ose filmave për të rinj, si ylli i muzikës Pop Olivia Rodrigo.
Qeveria amerikane e nisi fushatën e marketingut online në janar, duke ripërdorur taktikat e marketingut të përdorura nga Biden në fushatën e promovimit të vaksinimit, tha Rob Flaherty, drejtor i Shtëpisë së Bardhë për strategjinë dixhitale për New York Times.
Amerika ka përdorur aktorë e këngëtarë të famshme për të promovuar vaksinimin që prej vitit 1956, kur Elvis Presley u vaksinua drejtpërdrejtë në television kundër poliomielitit.
Kjo nisëm sipas Shtëpisë së Bardhë është edhe një përpjekje për të luftuar keqinformimin mbi vaksinat.