Qeveria Britanike u kërkon rreth 1,5 milionë britanikëve të vlerësuar me rrezikun më të lartë për t’u infektuar që të mbyllen në shtëpitë e tyre për 12 javë.
Personat me më shumë rrezik janë konsideruar ata që janë në pritje transplanti, që vuajnë nga kanceri, njerëz me probleme të rënda të frymëmarrjes përfshi azmë të rëndë, ata me sëmundje të rralla gjenetike të sistemit imunitar, gratë shtazëna me probleme kardiake, etj.,
Kryeministri britanik Boris Johnson është duke u dërguar letra direkte apo mesazhe tekst këtyre personave duke “i këshilluar fuqishëm” që të qëndrojnë brenda. Thirrjen e tij e përforcoi kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan i cili iu lut qyetarrëve që ta bëjnë këtë sakrificë për të dashurit që “mund të vdesin nëse ata nuk mbyllen”.
Në Britani kishte të paktën 5 mijë persona të diagnostikuar me COVID-19 deri të dielën pasdite, nga të cilët 244 kanë humbur jetën.