Qeveria e Kosovës ka deklaruar se personat e vaksinuar me AstraZeneca në vend, nuk kanë shfaqur asnjë afekt anësor.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri këtë deklaratë gjatë një vizite në një qendër vaksinimi.
Kosova është po vaksinon tani personat mbi 85 vjeç.
Vitia tha se vaksina e AstraZenecas është e sigurt dhe i inkurajoi të gjithë që të vaksinohen.
“Lajm i mirë që mora për ekipin që më së paku ka pasur punë është ekipi mjekësisë urgjente të cilët nuk e kishin pasur asnjë intervenim sepse nuk ka pasur asnjë efekt anësor apo të padëshirueshëm i cili do të mobilizonte ekipin e qendrës emergjente për reagim”, ka thënë Vitia.