Qeveria e Kosovës: Kemi siguruar mbi 1.2 milionë vaksina

Nga Exit News
Qeveria e Kosovës: Kemi siguruar mbi 1.2 milionë vaksina

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj deklaroi të dielën se qeveria ka siguruar 1.220.000 vaksina kundër koronavirusit.

Zemaj tha se Kosova është duke e menaxhuar me sukses situatën e pandemisë. Ai tha se vaksinat e para anti-Covid pritet të vijnë në shkurt.

Në një postim në Facebook, Zemaj shkroi:

“Jam përpjekur maksimalisht që kuadrit profesional dhe shumë të përkushtuar, t’i shtohen 1.500 specializantë, punësimin e të gjithë mjekëve të papunë, si dhe shtimin e personelit shëndetësor për 608 punonjës.

Kuadri profesional, ka gjetur angazhim të plotë në sistemin shëndetësor të vendit dhe largimi i mjekëve nga Kosova është zvogëluar shumë duke gjetur këtu perspektivën”.

Lajme te ngjashme