
Qeveria e Kosovës do të mbështesë gratë e përfshira në biznese, përmes paketës së rimëkëmbjes ekonomike.
Gjatë një vizite në Krushë të Madhe, në një kompani në pronësi të një gruaje, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti u shpreh:
“Ne do të vazhdojmë me zbatimin e pakos së rimëkëmbjes politike duke i mbështetur gratë në biznes. Pjesën e parë e kemi mbyllur me mbështetjen e mbi 100 çerdheve private që punësojnë gra dhe udhëhiqen nga gratë. Në pjesën e dytë do të mbështesim direkt gratë që janë të përfshira në biznes si pronare ose të punësuara.”
Gjatë vizitës, Hoti u njoh dhe me vështirësistë që kanë hasur bizneset gjatë muajve të pandemisë dhe premtoi mbështetje për t’i superuar ato.