
Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami tha të martën se qeveria e Kosovës ka parashikuar në buxhetin e 2021, 40 milionë euro për vaksinën e Covid-19.
Ajo tha se kriza pandemike do të vazhdojë edhe në tremujorin e ardhshëm të vitit 2021.
“Reflektuam koston e vaksinës, 40 milionë plus financim nga jashtë për koston e vaksinës që të blihen dozat për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha ajo.
Ajo i kërkoi deputetëve që të mos propozohen në amandamente shtesë për shkak të mungesës së buxhetit.
“Qeveria tashmë i ka të shterura të gjitha mënyrat e financimit. Qeveria nuk ka mjete të tjera shtesë”, tha ajo.