Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës njoftoi të dielën se gjendja e rrugëve të Kosovës është e mirë pavarësisht motit të keq, bëjnë me dije mediat e Kosovës.
Ministria bëri përditësimin e të dhënave për gjendjen e rrugëve. Ajo njoftoi të se të gjitha rrugët janë të kalueshme, përveç rrugës Pejë-Kullë, ku kërkohet kujdes duke kaluar me pajisje dimërore.
Sipas njoftimit të ministrisë pikat kufitare janë të hapura dhe të mund të kalohet pa vështirësi.
Si pasojë e motit të keq ditët e fundit në Kosovë qarkullimi nëpër rrugë ka qenë i vështirë.
Policia e Kosovës i ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes dhe të përshtaten me kushtet atmosferike, duke drejtuar pa shpejtësi.