Qeveria e re e Kosovës shfuqizon masat e reciprocitetit ndaj Serbisë

Nga Exit News
Qeveria e re e Kosovës shfuqizon masat e reciprocitetit ndaj Serbisë

Qeveria e re e Kosovës ka vendosur shfuqizimin e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, të miratura nga qeveria Kurti.

Të shtunën, qeveria shfuqizoi dy vendimet e marsit dhe majit të qeverisë Kurti, të cilat kërkonin që produktet serbe të kishin dokumente sipas rregullave të autoriteteve të Kosovës, njësoj siç produktet kosovare plotësojnë kërkesat e autoriteteve serbe.

Kundër shfuqizimit votuan ministrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë Ramë Likaj, Meliza Haradinaj, Blerim Kuqi dhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri .

Kryeministri Hoti tha se me këtë vendim hiqen pengesat krysore për të rinisur dialogun Kosovë-Serbi.

Presidenti Thaçi e mirëpriti vendimin e qeverisë:

“E mirëpres vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për heqjen e të gjitha barrierave, që Serbia deri më sot i ka përdorur si pretekst për bllokimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Tani presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet nga Serbia me qëllim që pa humbur kohë të rifillojë dialogu, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve.”

Heqja e masave të reciprocitetit ishte kërkesa kryesore e Serbisë për t’u ulur në dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

 

2 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme