Qeveria ka dhënë 200 milionë lekë të tjera për programet e nxitjes së punësimit duke e çuar në total atë në 590 milionë lekë.
Sipas zëvendës ministres së Financave, Dajna Sorensennga programet e ripunësimit mund të përfitojnë 5 mijë deri në 6 mijë persona.
“Nga këto programe parashikojmë që të mund të përfitojnë 5 mijë deri në 6 mijë individë”
Më herët kryeministri Rama prezantoi planin për programin e punësimit ku tregoi se aplikimi për tu ripunësuar mund të bëhet në aplikacionin e-Albania.