Qeveria gënjen: në Rinas nuk bëhen kontrolle të rregullta për koronavirusin

Nga Exit News
Qeveria gënjen: në Rinas nuk bëhen kontrolle të rregullta për koronavirusin

Pohimet dhe kronikat publike të qeverisë për kontrollin e pasagjerëve që vinë nga Italia duket se është propagandë. Në të vërtetë, kontrollet në Rinas duket se nuk bëhen ose bëhen shkel e shko.

Një qytetare i ka dërguar Exit News një filmim të kalimit të saj në Rinas, pasi ka mbërritur nga Bolonja rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të hënës, ku duket se as ajo dhe asnjë nga udhëtarët nuk i është nënshtruar ndonjë kontrolli mjekësor.

Në video duket se, megjithëse ka një person me aparaturë temperature në dorë, pranë pikës së kontrollit të pashaportave, ai nuk i kontrollon pasagjerët.

Exit News ka verifikuar të dhënat e videos dhe ato rezultojnë të vërteta: të paktën për pasagjerët e linjës Bolonja-Tiranë nuk është ushtruar asnjë kontroll mjekësor gjatë hyrjes në territorin shqiptar.

Ndërkohë, propaganda zyrtare siguron që në Rinas kryhen kontrolle të rrepta. Lorenc Harshova, Shef i Njësisë së Inspektimit Shëndetesor Rinas, deklaroi dje, më 24 shkurt se sipas protokollit të ministrisë duhet të kontrollohen për temperaturë dhe të intervistohen të gjithë pasagjerët që vijnë nga Italia:

“Që pardje në darkë ne kemi filluar check-imin e të gjithë pasagjerëve nga Italia. Vetëm dje i është matur temperatura mbi 3237 pasagjerë.”

Sot, më 25 shkurt, Eugena Tomini, Drejtuese e Shërbimit të Inteligjencës Epidemike, deklaroi:

“Çdo linjë e ardhur nga Italia monitorohet. Udhëtarët që janë evidentuar dhe vlerësuar në pikat kufitare kanë marrë rekomandimin e duhur.

Këto deklarime janë të pavërteta dhe qeveria duhet të reagojë menjëherë pasi neglizhenca mund të jetë me pasoja.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>