
Qeveria shpalli sot 19 nëntor hapjen e garës për parkun fotovoltaik të Spitallës.
Në një ceremoni të mbajtur në kryeministri për njoftimin e hapjes së garës, kryeministri Rama njoftoi se 70 përqind e energjisë diellore të prodhuar do të jetë për tregun e brendshëm.
Ky do të jetë parku i tretë fotovoltaik në vend, pas atij të Karavastas dhe Akërnisë.
Më 31 korrik 2020, qeveria firmosi marrëveshjen me kompaninë franceze ‘Voltalia’ për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Karavastasë, për prodhimin energjisë elektrike përmes paneleve diellore.
Ndërsa në 2018 miratoi ndërtimin e parkut fotovoltaik në Akërni, I cili ka ngecur për shkak të negociatave ende të papërfunduara me kompanitë fituese.
Rama në fjalën e tij njoftoi se së shpejti do të hapet gara për portin e ri të mallrave në Durrës, aeroportin e Vlorës dhe zonën e lirë ekonomike të Spitallës.