Qeveria heq tarifat doganore për vaksinat anti-Covid

Nga Exit News
Qeveria heq tarifat doganore për vaksinat anti-Covid

Qeveria ka vendosur të heqë tarifat doganore për vaksinat anti-Covid që pritet të vijnë në Shqipëri.

Vendimi u mor të mërkurën nga Këshilli i Ministrve dhe u firmos nga zëvendëskryeministri Erion Braçe. Ai do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Bazuar në vendim, nuk do të paguhet tarifë doganore për vaksinat anti-Covid dhe ato me një kod specik që hyjnë në vend.

Në fillim të vitit qeveria siguroi 500 mijë doza të vaksinës anti-Covid prodhuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech. Rreth 10 mijë dozat e para pritet të vijnë javën e tretë të janarit.

Shqipëria nisi vaksinimin në 11 janar me 975 doza vaksine Pfizer, dhuruar nga një vend ende i panjohur për publikun.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>