
Qeveria do t’i akordojë familjes së 10 vjeçarit, i cili humbi jetën të shtunën në Kakavijë një shumë në vlerën e 5 milionë lekëve.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Rama, i cili shkruajti në Twitter:
“Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjera. Engjëlli i vogël u dhëntë force”
Ditën e shtunë një fëmijë 10 vjeçar humbi jetën si pasojë e përplasjes nga një ambulancë. Ngjarja ka ndodhur në Kakavijë, ku fëmijë sëbashku me prindërit e tij kishin dy ditë që prisnin për të kaluar kufirin për në Greqi.